Pavlin Polia, padyshim ka qenë një konkurrent i fortë i edicionit të dytë të “Big Brother”.
Të gjithë e mbajnë mend djaloshin nga Thethi, i cili shpalosi më së miri kulturën dhe zakonet e bukura veriore në “reality shoëw”-un e mirënjohur.
Së fundmi, shtëpia e Pavlinit në Theth është djegur plotësisht, si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri ka qenë shumë i papritur.
Pikërisht në këto ditë të vështira për të riun, komuniteti i zonës është bërë bashkë, me dëshirën për ta ndihmuar të riparojë shtëpinë, e cila përveç kujtimeve të bukura ka bujtur për vite qindra të huaj e shqiptarë.
Nuk ka mjaftuar vetëm ndërgjegjësimi i banorëve të zonës, por miqtë kanë hapur një adresë në Facebook, si dhe një llogari bankare, për ata që mund të kontribuojnë sadopak.
Vetë i riu ka mbetur i befasuar nga mbështetja e njerëzve, që e kontaktojnë çdo ditë. Nuk e kishte menduar kurrë, se kaq shumë persona do bëheshin bashkë në një moment të vështirë.
Shumë e kontaktojnë në celular, të tjerë me email, ndërsa pjesa më e madhe i janë bashkuar thirrjes për ndihmë në Facebook. Të gjithë duan të kontribuojnë.
Shtëpia njihet nga të huajt që kanë vizituar Thethin, ndërsa fama e saj i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Gazeta e mirënjohur “Neë York Times”, më 29 Mars të vitit 2013 do t’i dedikonte një artikull, ku e përshkruante shtëpinë si një nga vendet, që duhej vizituar patjetër nëse lëviznit në veri të Shqipërisë.
Një gjë është e sigurt. Sot, komuniteti është bashkë për Pavlinin, duke treguar edhe njëherë se bujaria për mikun nuk mungon, atëherë kur duhet më shumë.
Top Channel