Një artist francez ka gjetur mënyrën se si të pikturojë qiellin. Thomas Lamadieu fotografon qiellin nga vende me godina të larta dhe hapësira që krijohet mes këtyre godinave krijon forma të ndryshme. Këto forma, ai i mbush me vizatime që i quan “art qiellor”.

Në faqen e tij të internetit, Thomas thotë se qëllimi është të krijojë një “perceptim të ndryshëm të arkitekturës urbane” dhe të tregojë se mund të arrihen shumë gjëra me imagjinatë.

Lamadieu ka vizituar Belgjikën, Gjermaninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Korenë e Jugut vetëm gjatë vitit të kaluar për të gjetur hapësirat perfekte për vizatimet e tij.

FOTO GALERI
1/6
Para dhe pas

Top Channel