Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Njerëzit duhet të ushqehen për të jetuar, dhe jo të jetojnë për t’u ushqyer. Një studim i fundit i ekspertëve të shëndetit ka alarmuar për fenomenin në rritje të obezitetit.
Hulumtuesit kanë identifikuar 6 lloje të ndryshëm obezësh, duke e bërë më të lehtë mënyren sesi ata duhet ta luftojnë mbipeshën e tyre, e cila nuk ndikon vetëm në shëndetin e trupit, por në atë mendor.
Të parët janë meshkujt që konsumojnë shumë alkool, më pas femrat e fiksuara pas ushqimit, njerëzit e trishtuar, ata që jetojnë me stresin çdo ditë, personat e moshuar dhe ata me metabolizëm të ngadaltë.
Universiteti i Sheffield në Britani që ndërmori këtë studim, arriti në përfundimin se personat me indeksin trupor të BMI-së mbi 30, janë obezë. Këta persona janë të ekspozuar ndaj rrezikut që lidhet me shëndetin e tyre.
Lodhja , pagjumësia, dhimbjet e ndryshme, sëmundjet e zemrës, artriti apo kanceri janë edhe pasojat që lidhen që të gjitha me obezitetin. Madje në përkeqësimin e shëndetit të tyre është edhe fakti se këta persona shpesh ndjekin dieta drastike për t’u dobësuar, që nuk janë aspak të shëndetëshme.
Ekspertët e shëndetit këmbëngulin se mjekët duhet të hartojnë mënyra specifike për të trajtuar 6 llojet e njerëzve që vuajne nga obeziteti, pasi kjo gjë do të lehtësoje trajtimin e tyre.
Top Channel