Një helikopter ulet në lulishten e Kongresit amerikan

16/04/2015 00:00

Këtë herë alarmi në Uashington ka ardhur nga qielli, pasi një helikopter i vogël është ulur në një lulishte pak metra larg selisë së Kongresit, në qendër të qytetit dhe jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Por piloti është arrestuar menjëherë, ndërsa e gjithë zona përreth Kongresit është izoluar. Menjëherë më pas është mësuar se ngjarja kishte qenë fryt i një aksioni demonstrativ të një postieri 61-vjeçar, që nga Florida kishte dashur t’u “dorëzonte” personalisht protestën e tij kongresmenëve.

Sipas mediave amerikane, postieri vjen nga lokaliteti Ruskin, quhet Doug Hughes dhe e kishte paralajmëruar bëmën e tij në një gazetë lokale, ku kishte thën: “Asnjë person me mend do të bënte atë që do të bëj unë”.

Top Channel