Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Reona Peterson Joly po bën atë, që nisi 43 vjet me parë. Po flet për besimin e saj të krishterë në një vend, që në vitin 1973 e dënoi me pushkatim si agjente të Vatikanit.
74-vjeçarja ndodhet në Durrës, pikërisht aty ku gati një gjysmë shekulli më parë, e ardhur si turiste mundohej të linte fshehurazi broshurat, që flisnin për Zotin në vendin më ateist të botës.
S’ishin bërë ende 6 vite nga shkatërrimi dhe djegia e kishave dhe xhamive, e Shqipëria ishte e njohur në botë për burgosjen, torturat dhe vrasjet e priftërinjve dhe hoxhallarëve.
Reona dhe Evey Muggleton, shoqja e saj në këtë udhëtim, nuk e kishin ëndërruar asnjëherë aventurën dhe rrezikun që i priste, ndërsa u nisën 27 Qershorin e vitit 1973 në një udhëtim 10-ditor në vendin e panjohur.
Tashmë, ajo histori është veçse një medaljon dashurie për vendin, për të cilin ajo është lutur dekada me radhë. Edhe hoteli, ku është mbajtur e arrestuar dhe ku ka pritur vdekjen, është vetëm një lidhje fizike me vendin, me të cilin ka lidhur shpirtin përjetë.
Top Channel