Zbulohet një varrezë mesjetare nën kolegjin e Kembrixhit

13/04/2015 00:00

Arkeologët britanikë zbuluan një varrezë mesjetare nën këmbët e kolegjit  St. John në Kembrixh.

Arkeologët besojnë se varreza është ngritur nga shekulli i 13-të deri në shekullin e 15-të. Sipas tyre, në këto varreza janë rreth 1 mijë skelete, të moshës nga 25 deri në 45 vjeç. Ndarja sipas gjinisë është thuajse e barabartë, që nënkupton se bëhet fjalë për një varrezë civile e ngritur ndër vite, dhe jo për një varrezë masive, e shkaktuar nga ndonjë betejë a luftë e atyre kohëve.

Gjetja në mënyrë të rregullt të mbetjeve trupore sugjeron se nuk bëhet fjalë për një varrezë masive, ndërkohë që mungesa e arkëmorteve është një e dhënë, që sipas studiuesve, vërteton që varrezat janë përdorur nga shtresat e varfëra të shoqërisë së atyre viteve.

Studiuesit besojnë se më së shumti në këto varre prehen trupat e personave që kanë ndërruar jetë në spitalin evangjelist St. John, që në ato vite ndodhej aty pranë. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel