Surpriza që gëzoi zemrën e Ronelës

13/04/2015 00:00

“Pasdite në Top Channel” ka qenë në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ku ishte organizuar një surprizë e veçantë për një vajzë 11-vjeçare, e cila pikërisht sot festonte ditëlindjen.

Organizatorët, një grup miqsh të mikeshës së tyre të shtrenjtë, kishin përgatitur një koncert enkas për ditëlindjen e Ronela Legisit, 11-vjeçares që vuan nga leuçemia, e cila mbeti e mahnitur dhe u përlot, e në fund iu desh edhe të shuante qirinjtë në tortën e përgatitur për të.

Top Channel