Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re Sapo je kthyer nga një udhëtim fantastik? Gjete punën që dëshiroje aq shumë? Mezi pret të tregosh se sa mirë shkojnë gjërat me njeriun e zemrës? Me pak fjalë, punët po të ecin shkëlqyeshem!!! Mirë fare, vetëm mos i trego miqve!
Sipas studimit më të fundit të publikuar nga revista ‘Psychological Science’, t’i rrëfesh shokëve të afërt eksperiencat e tua të jashtëzakonshme, mund të prodhojë efektin e kundërt nga ai i dëshiruari. Kjo, për shkak se i bën bashkëbiseduesit të ndihen “të përjashtuar” nga gjërat pozitive që ndodhin në jetën tënde.
Lumturia është e vërtetë vetëm nëse ndahet me të tjerët, do të shkruante pak përpara vdekjes në ditarin e tij i riu Christopher Johnson McCandless, mbi historinë e të cilit mbështetet filmi ‘Into the Wild’.
Shkenca e kundërshton këtë pohim: të ndash lumturinë me të tjerët, sipas saj, nuk është gjithmonë kaq e lehtë.
“Gjithmonë kam pyetur veten nëse episodet e mrekullueshme që mezi presim t’ua tregojmë të tjerëve mund të sjellin më shumë të këqija sesa të mira”, shpjegon autori Gus Cooney, i Universitetit të Harvardit. Eksperimenti i kryer mbi një grup prej 68 vullnetarësh, i mbështet plotësisht të tilla pohime.
“Pjesëmarrësit ishin të bindur se miqtë do të gëzoheshin për eksperiencat e tyre të jashtëzakonshme, por e kishin gabim”, thotë Cooney.
Ndërveprimi, kujton ai, mbështetet gjithmonë tek ngjashmëria e situatave dhe përvojat tepër pozitive thjesht kanë krijuar distancë mes personave që i kanë përjetuar dhe bashkëbiseduesve, duke mbërritur deri aty sa të kompromentojnë edhe raportin mes miqve.
Top Channel