Rosie zhvishet nudo për “pasion dhe art”

10/04/2015 00:00

Në numrin e muajit Prill të revistës “Violet Grey”, supermodelja britanike Rosie Huntington-Whiteley është zhveshur, duke treguar të gjitha hiret e saj.

Në fotot e realizuara në brigjet e Paqësorit në Los Angeles, fotografi Ben Hassett ka kapur të gjithë bukurine angleze në një seri fotosh tërheqëse.

Kjo, e sigurt që nuk është hera e parë që Whiteley është shfaqur nudo për një set fotografik, gjë që e ka bërë edhe më herët gjatë ditëve të para të saj si modele.

Së bashku me fotot e shpërndara, Rosio ka treguar për “Violet Grey” edhe për zakonet e saj të bukurisë dhe ambiciet në karrierën e saj, por duke rrëfyer edhe papërtacinë e saj për t’u zhveshur nudo për art.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel