Beyonce dhe Jay Z, 7 vjet martuar

10/04/2015 00:00

Ata janë një ndër çiftet më të famshëm në botë. Edhe pse Jay Z dhe Beyonce janë përjekur që ta mbajnë sa më private marrëdhënien e tyre në çift, dita e sotme ka qënë ndryshe, pasi çifti ka postuar një video të shkurtër nga dasma e tyre, për nder të përvjetorit të shtatë të martesës.

E ndërkohë që zoti dhe zonja Carter janë duke e festuar ditën e tyre të madhe me disa pushime në Hauai, fansat kanë shijuar disa pamje nga ceremonia e tyre martesore.

Beyonce dhe Jay Z u martuan në vitin 2008 në fshehtësi, duke e shijuar këtë ditë të veçantë vetëm për veten e tyre.

Top Channel