Ndryshimi drastik i Calvin Harris

08/04/2015 00:00

Ai ka qenë i lidhur me femrat më të bukura në botë dhe është një nga Dj dhe producentët më të suksesshëm në industrinë muzikore, por Calvin Harris në fillimet e tij nuk ka qenë kaq tërheqës.

Skocezi 31-vjeçar, i cili së fundmi përflitet për një marrëdhënie me Taylor Swift, ka menduar të ndryshojë pamjen e tij që në momentin që nisi të bëhej i famshëm.

Në fotot e bëra në 2008, Calvin duket pothuajse i panjohur me flokë të gjata.

Duket se ai ka vendosur të presë flokët e tij dhe gjithashtu ka drejtuar dhëmbët për një buzëqeshje sa më të këndshme.

Por nëse do bënin një krahasim të setit të fundit fotografik ku Calvin ka pozuar për Armani, duket një ndryshim tepër i madh nga ai çfarë ka qenë në 2008.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel