Amber Rose ndryshon “luk”

07/04/2015 00:00

Ajo është e famshme për flokët e saj të shkurtra ngjyrë platin, por Amber Rose ka bërë një ndryshim drastik.

Modelja 31-vjeçare është shfaqur me një ngjyrë blu në flokët e saj gjatë një takimi mbrëmjen e të dielës në Los Angeles.

Amber dukej e mrekullueshme e veshur komplet me të bardha duke treguar qartë asetet e saj.

Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja ka postuar një mesazh për ish-bashkëshortin e saj Wiz Khalifa, ku ka treguar se pavarësisht se nuk janë bashkë, ajo akoma vazhdon ta dojë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel