Taylor Swift dhe Calvin Harris konfirmojnë romancën

03/04/2015 00:00

Taylor Swift dhe Calvin Harris duket se më në fund kanë konfirmuar thashethemet për një romancë mes tyre, pasi janë fotografuar teksa po largoheshin nga një koncert të kapur prej dore.

Këngëtarja 25-vjeçare dhe DJ 31-vjeçar kanë shijuar një takim romantik në “The Troubador”, në “West Hollywood”, ku çifti ka ndjekur performancën e “Haim”, mbrëmjen e së enjtes.

E veshur komplet me të zeza, bukuroshja amerikane nuk ka mundur ta fshehë lumturinë në fytyrën e saj.

Dashuritë e kaluara të Swift kanë qenë John Mayer, Harry Styles dhe Taylor Lautner, ndërsa të Calvin Harris përmendim këngëtaret Rita Ora si dhe Ellie Goulding.

Top Channel