Martesa e… Driada Dervishit

31/03/2015 00:00

Gjithçka ndodh në një martesë, nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës.

Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndërr koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrrin të martohet, duke i treguar sesi do të jetë pas një viti martese jeta e tij.

Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e të shoqit.

Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja.

Një komedi, e cila sjell 5 ngjarje të ndryshme që ndodhin në një dasmë, dhe që mbyllet me këngën e Mjellmës, këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e Çehovit.

Top Channel