Taylor Swift triumfon në çmimet “iHeart”

30/03/2015 00:00

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka qenë triumfuesja e madhe e iHeartRadio Music Awards.

25-vjeçarja mori 3 çmime gjatë ceremonisë që u zhvillua në “Shrine Auditorium” të Los Angeles, ditën e dielë.

Swift fitoi çmimin e artistit të vitit, këngës së vitit dhe tekstit të vitit.

Ja lista e plotë e fituesve:

Artisti i Vitit – Taylor Swift

Kënga e Vitit – Shake It Off  (Taylor Swift)

Bashkëpunimi më i mirë – Bang Bang  (Jessie J, Ariana Grande, Nicki Minaj)

Kënga Country e Vitit – Burnin’ It Down (Jason Aldean)

Kënga Hip Hop/R&B e Vitit – Don’t Tell ‘Em  (Jeremih featuring YG)

Kënga Dance e Vitit – Summer  (Calvin Harris)

Kënga Alternative Rock e Vitit – Take Me to Church  (Hozier)

Teksti më i mirë – Blank Space  (Taylor Swift)

Top Channel