Jennifer Lopez sajoi ndarjen nga Casper Smart

27/03/2015 00:00

Puthja e parë publike pas tetë muajsh shoi të gjithë zërat që flisnin për një fund të romancës mes Jennifer Lopez dhe “toy boy” të saj, Casper Smart.

Këngëtarja 45-vjeçare dhe koreografi 27-vjeçar janë fotografuar duke u puthur në prapaskenën e xhirimeve të “American Idol”. Ata kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku në xhirime, madje edhe janë larguar të dy me makinën e Casper-it.

Në një intervistë të dhënë për “E! News”, Casper është pyetur rreth thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë për një marrëdhënie mes tyre, por ai i ka mohuar duke thënë: “Kemi një lidhje të afërt, por jemi vetëm miq, madje shumë të mirë.”

Por ajo që pretendon së fundmi revista “TMZ” është se Jennifer Lopez dhe Casper Smart jo vetëm që nuk janë miq, por asnjëherë nuk janë ndarë së bashku.

Sipas kësaj reviste JLo dhe Casper orkestruan ndarjen dhe nxitën zërat sikur 45-vjeçarja po shoqërohej me aktorin Ryan Guzman, me të cilin ajo luan në filmin e saj të fundit “Boy Next Door” për efekte marketingu.

Siç duket kjo i leverdiste edhe Casper, shkruan TMZ, pasi edhe ai ishte përfshirë në filmin “Street” dhe shpresonte se qarkullimi i lajmit të ndarjes do të bënte që të flitej më shumë edhe për filmin e tij.

Nga çifti që këmbëngul se janë “shumë miq” nuk ka asnjë koment për këtë pretendim të “TMZ”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel