Jennifer Lopez rikthehet me Casper Smart

27/03/2015 00:00

Ata thonë se janë thjesht miq shumë të mirë, por Jennifer Lopez dhe ish i dashuri i saj, Casper Smart, janë fotografuar duke u puthur në prapaskenën e xhirimeve të “American Idol”.

Ditën e mërkurë, këngëtarja 45-vjeçare dhe koreografi 27-vjeçar kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku në xhirime, madje edhe janë larguar të dy me makinën e Casper-it.

Ditën e hënë, gjatë një interviste të dhënë për “E! Neës”, Casper është pyetur rreth thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë për një marrëdhënie mes tyre, por ai i ka mohuar duke thënë: “Kemi një lidhje të afërt, por jemi vetëm miq, madje shumë të mirë.”

Jennifer dhe Casper kanë qënë bashkë për 4 vite dhe janë ndarë në korrik të vitit të kaluar.

Top Channel