Roobie Williams nis turin botëror

26/03/2015 00:00

Robbie Williams ka nisur në Madrid turin e tij botëror “Let Me Entertain You”, duke u shfaqur para publikut me flokë të verdhë dhe me dy brirë në kokë.

Ish-pjesëtari i grupit britanik Take That, pasi të zhvillojë edhe një koncert në Spanjë (të premten e pret Barcelona), do të udhëtojë në Francë, Itali, Izrael, Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Turi i tij do të përfundojë me koncertin në Hungari, në datën 10 gusht.

Top Channel