Çfarë ka ndodhur me Michelle Obama?

26/03/2015 00:00

Në programin “Jeopardy”, Michelle Obama u shfaq me buzëqeshjen e përhershme rrezellitëse, por edhe me një model të ri flokësh që e ka bërë faqen e internetit të këtij emisioni të bombardohet me pyetjen: Zot i madh, çfarë i ka ndodhur?

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara në fakt duket si pa flokë. Edhe vetë mediat amerikane kanë nisur të pyesin nëse është ndonjë efekt i ndriçimit apo mbase stresi i ka shkaktuar dëme serioze bashkëshortes së presidentit Obama.

“Dakord, e kuptojmë se flokët mund t’i ketë të lidhura fort dhe ndoshta dritat bëjnë ndonjë lojë të çuditshme, por sërish është e frikshme ta shohësh kështu”, thotë “USA Today”.

Portali politik “The Hill” tregohet edhe më i guximshëm me titullin e tij: “Një Zonjë e Parë qerose? Pamja e Michelle Obama tek “Jeopardy” ngre shumë pyetje”, thotë ai.

Dita e keqe për floket e Michelle është kthyer në subjekt të nxehtë edhe në Twitter. Rrjeti social është mbytur me mesazhe, çka tregon qartë se askush nuk e ka pasur mendjen tek këshillat e saj nga kuzhina e Shtëpisë së Bardhë për një ushqyerje të shëndetshme, por të gjithë janë fokusuar tek pamja e çuditshme e Zonjës së Parë.

Top Channel