Vila e famshme ku u xhirua “Scarface” del në shitje për 237 milionë dollarë, Richard Nixon jetoi atje në dimër
Një balerinë profesioniste me një shenjë të madhe lindjeje në fytyrë beson se ka qenë pikërisht kjo shenjë ajo që e ka bërë të veçantë në profesionin e saj.
22-vjeçarja Cassandra Naud, nga Alberta e Kanadasë, thotë: “Shenja e lindjes është pjesë e imja. Më bën unike dhe i ngelem në mendje njerëzve. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për karrierën që kam zgjedhur.”
Kur Cassandra lindi me një shenjë të madhe në faqen e saj të djathtë, mjekët i thanë prindërve të saj se ekzistonte mundësia që t’ia hiqnin, por duke vepruar në këtë mënyrë, vajzës do i mbetej një shenjë plage në faqe për gjithë jetën.
Sot, balerina kanadeze është shumë e lumtur që prindërit nuk e pranuan operacionin: “Jam shumë e lumtur që prindërit e mi vendosën që mos të ma hiqnin shenjën e lindjes. Është pjesë e imja, më bën të veçantë. Kurrë nuk jam ndjerë e penguar nga shenja që kam.”
Shenja në faqe nuk e ka penguar vajzën kanadeze që të gjejë dashurinë. Aktualisht, ajo është e lidhur me 21-vjeçarin Patrick Cook, të cilin e ka takuar para 8 muajsh në Los Angeles.
“U takuam në një audicion dhe jemi të pandashëm. Ai gjithmonë më thotë që jam shumë e bukur”, tregon Cassandra.
Top Channel