Rita Orës i dalin “asetet” jashtë kontrollit

21/03/2015 00:00

Aventurat e Rita Orës me veshjet e saj duket se nuk kanë të sosur. Dihet që këngëtarja me origjinë shqiptare preferon veshjet provokuese kur merr pjesë në evenimente të ndryshme, por ajo që ende nuk ka mësuar është se një gjë e tillë ka koston e vetë.

Kështu, paraqitja e saj në një program të kanalit Channel 4 me një jelek të argjendtë goxha të hapur e vuri jo pak herë në siklet këngëtaren, që përpiqej të mbulonte “asetet” e saj.

Edhe prezantuesi i programit e ka thumbuar Ritën duke i thënë: “Po shoh gjoksin tënd!”.

“Sa herë që vij në këtë shfaqje më duhet të përballem me probleme të tilla”, u përgjigj nga ana e saj Rita.

Top Channel