Bradley Cooper, sërish beqar

20/03/2015 00:00

Aktori Bradley Cooper është ndarë nga partnerja e tij Suki Waterhouse pas 2 vitesh lidhjeje. Lajmi është bërë i ditur nga revista ‘People’.

Për ndarjen e tyre ka pasur zëra që në muajin janar të këtij viti.

Gjithsesi, protagonisti i ‘American Sniper’ nuk po e vuan shumë beqarinë pasi është parë të festojë ditën e mërkurë në Las Vegas me kolegët e tij, Miles Tellar dhe Jonah Hill.

Ndërkohë, Suki ndodhet në Nju Jork për të promovuar filmin ‘Insurgent’.

Top Channel