Festat e fundvitit shtyjnë për në janar revolucionin e PD, Berisha: Kur të zëmë sheshin, do dalim aty çdo natë gjersa të përzëmë Ramën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka shprehur shqetësim për faktin se jo të gjitha organizatat jofitimprurëse e kanë marrë njoftimin për të sjellë kandidatët e tyre për Bordin e Monitorimit të Medias, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Zëdhënësja e KQZ-së u shpreh: “Jemi të angazhuar për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias dhe për këtë arsye i kemi kërkuar Gjykatës së Tiranës të sjellë listën e OJF-ve. Pas dërgimit të njoftimit, KQZ-ja konstaton se një pjesë e këtyre organizatave nuk e kanë marrë njoftimin. Më saktë, janë 42 prej tyre që nuk e kanë marrë dhe shkak i mosmarrjes është fakti se adresat nuk janë të sakta.”
KQZ-ja i bëri thirrje këtyre organizatave të sjellin jo më pak se 3 kandidatë secila brenda datës 25 mars.
Top Channel