“Po bëj seks 500 herë në ditë”

06/03/2015 00:00

Ka zbuluar se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe Kim Kardashian, në sezonin e ri të “reality-show”-t ‘Keeping Up With The Kardashians’ i ka thënë motrës së saj, Khloe Kardashian, se po bën seks “500 herë në ditë” për të pasur një tjetër shtatzëni.

Në trajlerin e publikuar të enjten, Kim thotë me ekzagjerim: “Jam duke bërë seks 500 herë në ditë!”

Ndërkohë, 30-vjeçarja Khloe, kur dëgjon këtë frazë, ngel me gojë hapur dhe rrotullon sytë e neveritur.

Kim Kardashian është e martuar me këngëtarin Kanye West dhe me të ka një vajzë të vogël me emrin North.

Top Channel