“Dy njerëz nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë bashkë”

03/03/2015 00:00

Hillary Duff është ndarë nga bashkëshorti i saj prej 5 vitesh në fund të shkurtit dhe në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’, 27-vjeçarja flet për herë të parë për fundin e martesës së saj.

Këngëtarja dhe aktorja ka thënë se nuk beson më në dashurinë e përjetshme.

“Unë dhe Mike ishim shumë të dashuruar kur u njohëm dhe donim shumë të martoheshim. Mendoja se ishte vendimi i duhur. Ndoshta nuk ishte, por shumicën e kohës ne kemi qenë të lumtur me njëri-tjetrin”, tha Duff.

Ajo shtoi: “Nuk dua të dukem e trishtuar pasi nuk jam, por mendoj se nuk është e shkruar që njerëzit të qëndrojnë përgjithmonë bashkë. Ka gjëra në një marrëdhënie të gjatë që nuk mund t’i luftosh dhe nuk mund t’i parandalosh.”

Top Channel