Hollywood, zhduket fustani me vlerë 150 mijë dollarë

27/02/2015 00:00

Një fustan firmato i Calvin Klein, me vlerë 150 mijë dollarë, i cili ishte veshur nga aktorja Lupita Nyong’o në ndarjen e çmimeve Oscar, është vjedhur në Hollywood.

Fustani me 6000 perla natyrale të bardha është zhdukur në momentin kur Nyong’o nuk ndodhej në dhomën e hotelit.

Aktorja me origjinë nga Kenia e kishte veshur fustanin mbrëmjen e së dielës, ku habiti të gjithë të pranishmit. Atë natë ajo, u kurorëzua si mbretëresha e re e elegancës.

Një prej zyrtarëve të policisë tha se fustani duhet të jetë vjedhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa oficerët po kontrollojnë kamerat e sigurisë. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar.

Ndoshta Rita Ora kishte të drejtë kur vendosi të shoqërohej nga një truprojë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar…

Top Channel