Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Një ditë përpara se qindra mijëra emigrantë të paligjshëm të nisnin aplikimet për leje pune dhe mbrojtje ligjore, zyrtarët e administratës amerikane u detyruan të shtyjnë veprimet ekzekutive mbi emigracionin për një periudhë të pacaktuar kohe, me argumentin se nuk kanë rrugë tjetër përveçse t’i binden vendimit të një gjykate federale për bllokimin e urdhërit ekzekutiv të shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Me këtë lëvizje, presidenti amerikan Barak Obama i cili u përpoq të vinte veton mbi çështjen duke anashkaluar kongresin kundërshtues, ka marrë një goditje të fortë.
Vendimi i gjykatësit Andreë S. Hanen ishte favorizues për Teksasin dhe 25 shtete të tjera që sfidojnë reformën e emigracionit. Sipas gjykatësit, programet e administratës do të shtojnë barrën financiare edhe kështu të rëndë mbi shpatullat e shteteve amerikane, do të tkurrin buxhetet e tyre e do t’i hapin rrugën emigracionit të paligjshëm.
Obama nga ana tjetër u zotua ta apelojë vendimin polemizues, e madje u shpreh i bindur se ka për të dale triumfues nga beteja ligjore për mbrojtjen e asaj që e konsideron si arritjen e tij më domethënëse në politikën e brendshme.
“Ligji është në anën tonë. Historia vetë është në anën tonë. Nuk kemi pse i shkulim një nëne nga krahët fëmijën e lindur këtu, në një vend ku ajo nëne vete mund të ketë jetuar për të paktën 10 vjet, duke parë punën e saj e duke qenë një pjesë e këtij komuniteti”, tha Obama.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pohojnë se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e vendimeve ekzekutive të presidentit, por derisa situata të sqarohet nuk do të pranohen aplikime nga emigrantët pa dokumenta dhe një gjë e tillë, mund të kërkojë muaj të tërë.
Obama pati deklaruar në nëntor se me urdhërin e tij po i dilte në mbrojtje nga deportimi rreth 5 milionë emigrantëve të paligjshëm.
Top Channel