Janë bërë përgatitjet e fundit që, për dy netë radhazi 17 dhe 18 shkurt, Alban Skënderaj të interpretojë në Gjakovë. Nata e parë e koncertit, që ka për partnerë mediatik Top Channel dhe Digitalb, por dhe mbështetjen e Komunës së Gjakovës, përkon me festën e Pavarësisë së Kosovës.
Në konferencën për media pak orë para koncertit, Alban Skënderaj ka thënë se me qytetin e Gjakovës e lidhin shumë gjëra.
“Jam i lumtur që sjell këtë shfaqje për herë të parë në Kosovë, por jam i lumtur në mënyrë të dyfishtë për faktin që e sjell në një datë të shënuar si kjo, që është data më e shënuar e shekullit të ri për kombin shqiptar. Kështu që është një nder i madh, që e kombinuam shfaqjen me këtë ditë të rëndësishme të Pavarësisë”, tha Alban Skenderaj, këngëtar.
Qytetarë të shumtë i janë drejtuar sporteleve të biletave, për të ndjekur koncertin në orën 19, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.
Top Channel