Miranda Kerr pozon “topless”

16/02/2015 00:00

Miranda Kerr na ka lënë me gojë hapur në setin fotografik për revistën ‘LOVE’, aty ku modelja australiane pozon “topless”.

31-vjeçarja shihet vetëm me një palë mbathje Calvin Klein dhe me duart e kryqëzuara rreth gjoksit.

Para disa ditësh, Miranda Kerr theksoi se po e shijon jashtë mase jetën si beqare pas shumë vitesh që kaloi e “zënë”. Modelja australiane, ish-bashkëshortja e Orlando Bloom, deklaroi për ‘Harper’s Bazaar’ se tashmë kërkon të përqendrohet te vetja pa pasur nevojën të mbeshtetet te dikush.

“Jam beqare dhe po mundohem të ndihem mirë me veten. Është e lehtë kur ke dikë ku të mbështetesh. E rëndësishme është të ndihesh mirë pa pasur nevojën e të tjerëve”, tha Kerr.

Gjithashtu, në intervistë modelja foli hapur edhe për seksin: “Mendoj se pa e njohur mirë dikë, nuk duhet të flesh me të. Ne femrat biem më lehtë brenda dhe për këtë arsye është më mirë të dalësh disa herë pasi të vendosësh nëse kërkon të biesh brenda me një person.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel