Kritikët zhgënjehen nga ‘Fifty Shades of Grey’

11/02/2015 00:00

Është reklamuar si filmi më i “nxehtë” hollivudian i vitit, por kritika e ka cilësuar ‘Fifty Shades of Grey’ si shumë të “vakët” në aspektin seksual. Në disa prej kritikave të publikuara të martën në mbrëmje, artikujt bëjnë me dije se ata që po presin skena pikante do të zhgënjehen shumë.

Duke shkruar për ‘USA Today’, Claudia Puig thotë: “Më pak se 15 minuta seks në 125 minuta film. Ata që presin seks të shfrenuar do të mbeten keq.”

Në ‘Entertainment Weekly’, Lisa Schwarzbaum ankohet për faktin se aktorët nuk shfaqen nudo në ekran: “Nuk shihen askund organe gjenitale. Në dhomën e tij të lojërave, Christian bën shumë gjëra pa bluzë, por me pantallona veshur. Më e keqja është se askush nuk djersin, askush nuk lodhet dhe askush nuk bën sikur kalon në orgazëm.”

Elizabeth Weitzman e ‘New York Daily News’ tregon se “në film ka kamzhik dhe pranga, por asgjë që të lë të shokuar”.

Top Channel