Prezantuesi veteran i NBC pranon mashtrimin

05/02/2015 00:00

Njëri prej folësve më të njohur të lajmeve në Amerikë, Brian Williams i NBC, i ka kërkuar ndjesë publikut për sajimin e historisë se ka rrezikuar jetën në Irak, ku siç pretendonte ishte gjendur nën një breshëri zjarri.

Williams vazhdimisht ka treguar sesi në 2003-shin ndodhej në një helikopter, i cili u qëllua dhe me vështirësi të madhe arriti të ulej në tokë. Por veteranët e luftës e kanë hedhur poshtë si të pavërtetë këtë skenar të ofruar prej tij.

Folësi më jetëgjatë i një rrjeti televiziv në Shtetet e Bashkuara është detyruar të tërheqë mbrapsht pohimet e bëra, të cilat ia faturon atij që e quan “mjegullim të kujteses”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA