Menuja për sot: mish tigri dhe leopardi
05/02/2015 00:00
Policia moskovite ka bllokuar aktivitetin e një restoranti që shërbente për klientët e tij të pasur mish tigri dhe leopardi. Gjithashtu, është arrestuar një burrë nga Vietnami i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen dhe trafikimin e këtyre specieve në zhdukje.
Mishi i tigrit është shumë popullor në elitën ruse sepse ata besojnë se ngrënia e tij rrit aftësitë në biznes dhe qëndrueshmërinë në shtrat.
Një kilogramë mish tigri kushton rreth 1 500 dollarë, koka 3 000 dollarë, ndërsa lëkura 10 000 dollarë.
Top Channel