Kanë kaluar 38 vite nga shfaqja për herë të parë e filmit ‘Rocky’, por Sylvester Stallone duket se nuk është ende gati për t’u ndarë nga personazhi që e ka bërë të famshëm në Hollivud.

Aktori është fotografuar në Filadelfia, në sheshxhirimin e filmit ‘Creed’, me të njëjtin stil veshjeje si në 6 filmat e tjerë.

Në filmin e radhës, Rocky do të stërvisë nipin e të ndjerit Apollo Creed, rivalit të tij me të cilin lidhi një miqësi të ngushtë. Nipi do të interpretohet nga aktori Michael B. Jordan.

Filmi do të ketë regjinë e Ryan Coogler.

Top Channel