Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Në vitin 2008 u llogaritën rreth 7.6 milionë vdekje, ndërsa në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 13.1 milionë.
Në ditën botërore kundër kancerit organizatat e shëndetësisë bëjnë apel për më shumë kontrolle pasi 1.5 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren masa të rëndësishme për të luftuar kancerin.
Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes si mbipesha, konsumimi i pakët i frutave e perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i tepruar i alkoolit etj.
Në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.
Në Shqipëri regjistrohen rreth 3500 raste të reja të kancerit çdo vit. Sipas INSTAT, vdekjet nga tumoret zënë vëndin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme me 16%. Gjithashtu, 87.8% e vdekjeve nga tumoret janë mbi moshën 50 vjeç.
Top Channel