Kopshti zoologjik me kafshë të ngordhura
03/02/2015 00:00
Kopshti zoologjik Khan Younis në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta është më tronditësi në botë. Arsyeja? Është i mbushur me kafshë të ngordhura.
Pronari i këtij kopshti zoologjik thotë se konflikti izraelito-palestinez ka bërë që të jetë e pamundur të gjesh ushqim për kafshët.
Mohammed Owaida shprehet: “Nuk kisha t’i jepja për të ngrënë, kështu që mora vendim për të balsamosur ato kafshë që ngordhnin dhe i futa sërish në rrethimet përkatëse.”
Aktualisht, ky kopsht zoologjik ka vetëm 10 kafshë të mbijetuara.
Top Channel