Divorcohet aktori Giovanni Ribisi

03/02/2015 00:00

Giovanni Ribisi dhe Agyness Deyn do të divorcohen vetëm dy vite e gjysmë pasi u martuan.

Sipas TMZ-së, aktori 40-vjeçar ka plotësuar dokumentat në janar, por çifti është ndarë që nga 28 dhjetori.

Giovanni dhe modelja britanike u martuan në qershor të vitit 2012, kur shumë pak persona e dinin që ata ishin të lidhur, madje edhe të afërmit e tyre nuk ishin aspak në dijeni të marrëdhënies.

Top Channel