Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Revista satirike franceze, “Charlie Hebdo” do të dalë sërish në treg më 25 shkurt, ka konfirmuar një prej gazetarëve të saj ditën e hënë.
Redaksia e revistën u bë objekt i një sulmi terrorist më 7 janar, ku mbetën të vrarë 10 pjesëtarë të stafit dhe dy policë.
“Më në fund. “Charlie Hebdo” do të dalë më 25 shkurt në të gjitha pikat e shitjes”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Twitter” Laurent Leger, një prej të mbijetuarve të sulmit.
Një javë pas sulmit, revista nxori numri e radhës, të quajtur “numri i të mbijetuarve”, ku në qendër të revistës ishte sërish një karikaturë e Profetit Muhamed që mbante në duar një tabelë ku shkruhej “Unë jam Charlie”. Tirazhi i revistës arriti në 7 milionë kopje, ku më parë mesatarja e tirazhit ishte 30 mijë kopje.
Dalja në treg e revistës më 14 janar me karikaturën e Profetin Muhamed në faqe të parë shkaktoi protesta të dhunshme në disa shtete myslimane.
Drejtori i ri i “Charlie Hebdo” është shprehur më parë se ndoshta karikatura e Profetit Muhamed nuk do të jetë më në faqet e revistës.
Më 7 janar, dy persona të armatosur sulmuan zyrat e “Charlie Hebdo” në Paris, ku u vranë 12 persona, shumica e tyre gazetarë dhe karikaturistë. Autorët thanë se kishin vepruar në shenjë hakmarrje për portretizimet e mëparshme të karikaturës së Profetit. Sulmi shënoi fillimin e tri ditëve të gjakderdhjes, ku mbetën të vrarë në total 17 persona.
Top Channel