“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të
Një tërmet i fortë ka shkaktuar panik në Karakas të Venezuelës, ku disa banorë kanë mbetur të bllokuar brenda apartamenteve të dëmtuara dhe kanë kërkuar ndihmë nga ekipet e shpëtimit.
Martha Añez, një banore e kryeqytetit venezuelian, tregoi momentet e frikës pasi nuk mundi të dilte nga apartamenti i saj. “U përkula në ballkon duke bërtitur: ‘Jemi të bllokuar! Kemi nevojë për ndihmë! Ju lutem, dikush të vijë!’”, rrëfeu ajo.
Sipas Añez, pas lëkundjes së parë pati edhe dy të tjera, të cilat zgjatën deri në 90 sekonda, por për banorët u dukën shumë më të gjata. “Gjithçka dukej pa fund. Nuk mund të dilnim. Dëgjonim goditje dhe njerëzit që përpiqeshin të na shpëtonin”, tha ajo.
Tre katet e para të ndërtesës ku jetonte Añez u dëmtuan rëndë dhe u shkatërruan pothuajse plotësisht.
Ekipet e shpëtimit vijuan kërkimet në zonat e prekura, ndërsa banorët treguan për momentet e frikës dhe pasigurisë pas lëkundjeve.
Top Channel