Dakota Johnson dhe Anastasia e “50 Shades of Grey”

02/02/2015 00:00

E rritur në një familje aktorësh, Dakota Johnson ishte ‘e detyruar’ të ndiqte gjurmët e paraardhësve të saj.

Aktorja 25-vjeçare është vajza e Melanie Griffith dhe Don Johnson e mbesë e Tippi Hedren, muza e Hitchcock, por asnjërit prej tyre nuk e ka pritur hyrjen e saj në ekranin e madh me kaq ‘prepotencë’.

Dakota luan rolin e studentes Anastasia në filmin “50 Shades of Grey”, filmi më i përfolur vitin e fundit edhe pse ende nuk ka dalë në treg.

Vetë aktorja në një rrëfim për mediat rozë thotë se pavarësisht skenave ‘të nxehta’ ku duhej të zhvishej nuk pati as më të voglin ngurim për ta refuzuar rolin.

“Nuk ngurrova sepse shpresoj që ky film të më ndihmojë të më njohin për atë që jam. Të gjithë fëmijët e aktorëve që ndjekin gjurmët e prindërve të tyre kërkojnë një rrugë autonome dhe unë e provova me këtë film”, thotë ajo.

Sa për familjarët, ajo thotë nëna, Melanie Griffith ka lexuar librin dhe për këtë kanë bërë një pakt bashkë për të mos folur rreth kësaj çështjeje në momentin që e përzgjodhën si aktore protagoniste.

Në një pjesë të madhe të skenave, Dakota shfaqet krejtësisht lakuriq duke recituar.

“Trupi i femrës është gjëja më e bukur në botë, edhe pse mund të jetë e sikletshme për ta treguar. Mendoj se femrat duhet të kenë më shumë besim tek vetja dhe trupi i tyre”, thotë ajo.

Sa për skenat e seksit ajo thotë se regjisori u kish dhënë kohën e nevojshme dy aktorëve kryesorë që të njiheshin bashkë, megjithatë shton se përshtatjen me personazhin e vet e ka gjetur më shumë gjatë xhirimeve.

E në fund 25-vjeçarja flet për të atin dhe se cfarë mendimi ka ai për filmin dhe rolin e luajtur prej saj.

“Më mbështet, por i mora premtimin që nuk do të shkojë ta shohë këtë film, të paktën jo me mua. Besoj se askush nga familja ime nuk do të shkojë ta shohë. Ndjehem shumë në siklet”, rrefen ajo.

Top Channel