Videoklipi i ri i Rihanna-s
31/01/2015 00:00
Nuk ka mbushur ende javën që ka dalë në treg “FourFiveSeconds”, kënga e re e Rihanna-s, por këngëtarja i është ‘përveshur’ punës për realizimin e klipit të saj.
Këngëtarja publikoi në rrjetet sociale një filmim të shkurtër të klipit ku shfaqet provokuese me në krah Kenye West dhe Paul McCartney. Rreperi 37-vjeçar dhe këngëtari 72-vjeçar britanik janë pjesë e kësaj kënge, megjithëse ylli i vërtetë mbetet këngëtarja nga Bardadosi.
Kënga “FourFiveSeconds” u hodh në treg të shtunën e kaluar dhe deri më tani është shkarkuar mbi 60 mijë herë në internet, duke zënë vendin e 54 në “Billboard Hot 100”.
Top Channel