Rikthehet horrori i ‘The Ring’

28/01/2015 00:00

Paramount Pictures ka njoftuar se do të rikthejë edhe një herë tjetër sagën e horrorit ‘The Ring’ me filmin e tretë që do ketë titullin ‘Rings’.

Filmi i parë i sagës, i cili është shfaqur në vitin 2002, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me 250 milionë $ të grumbulluara në “box office”. ‘The Ring’ kishte si protagoniste aktoren Naomi Watts dhe tregonte historinë e një gazetareje e cila përndiqej nga një videokasetë e mallkuar.

Naomi ishte protagoniste edhe në filmin e dytë, por që nuk arriti suksesin e të parit.

Filmi i tretë do të ketë regjinë e spanjollit F. Javier Gutierrez dhe do të ketë si protagoniste aktoren italiane Matilda Lutz.

Filmi ‘Rings’ do të shfaqet për herë të parë në 13 nëntor të këtij viti.

Top Channel