Njihet si Tess Holliday dhe kilet e tepërta nuk e kanë penguar që të realizojë ëndrrën e vet për të qenë një modele.

Tess Munster (emri i saj i vërtetë) është e para modele që nënshkruan një kontratë të majme me një shtëpi të famshme modelingu.

Në profilet e saj në rrjetet sociale, 29-vjeçarja thotë se dëshiron që femrat t’i gëzohen trupit të tyre, pavarësisht formave dhe peshës që kanë.

“E ndoqëm në rrjetet sociale dhe pamë që kishte më shumë fansa se shumë prej modeleve tona. Ajo është shumë e rëndësishme për ne dhe për shumë femra të tjera”, thonë menaxherët e agjencisë së modës “MiLK”.

Top Channel