Rusi, dënohet gazetarja për “propagandë homoseksuale”

24/01/2015 00:00

Një gjykatë ruse dënoi të premten një gazetare, e cili kishte krijuar një faqe interneti për të mbështetur adoleshentët homoseksualë, lezbiket, dhe biseksualët, nën një ligj të diskutueshëm që ndalon propagandën e homoseksualëve ndaj të miturve.

Rrjeti social, i quajtur “Children 404”, është përdorur nga mijëra të rinj për të postuar përvojat e tyre.

Themeluesja e faqes, Elena Klimova, ka shkruar në “Facebook” se gjykata e ka shpallur atë fajtore për “propagandë të marrëdhënieve jo-tradicionale seksuale mes të miturve”, një ligj i nënshkruar nga Vladimir Putin në vitin 2013, pavarësisht nga kundërshtitë e aktivistëve, ku një prej tyre ishte edhe Madona.  

“Vendimi është një gjobë prej rreth 800 dollarë. Ne do ta apelojmë”, ka thënë Klimova.

Top Channel