Momenti shokues kur balona merr flakë, vdesin 11 pasagjerët e saj

24/01/2015 00:00

Një seri pamjesh shokuese që tregojnë momentin kur një balonë e madhe me 11 persona në bord ngatërrohet me telat e korentit dhe merr flakë duke shkaktuar vdekjen e të 11 njerëzve, është publikuar 3 vjet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Zelandën e Re.

Fotot janë realizuar nga Geoff Walker. Fillimisht, këto pamje nuk u lejuan të publikoheshin duke u nisur nga fakti se bëhet fjalë për një nga tragjeditë ajrore më të madhe të Zelandës së Re.

Gjithsesi, pas kërkesave të shumta të mediave dhe familjarëve të viktimave, autoritetet që janë marrë me hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë lejuar më në fund publikimin e 4 prej tyre.

Fotot tregojnë sesi brenda pak sekondave balona merr flakë duke u shkrumbuar e tëra e duke rënë me shpejtësi në tokë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel