Harry Styles thyen rekordin botëror Guinness, bën serinë më të gjatë të koncerteve në Wembley Pas një sërë filmash të suksesshëm, regjisori dhe skenaristi Dhimitër Anagnosti vjen për publikun edhe si shkrimtar me romanin e tij të parë “Koburja nga Evropa”. Ky roman i konisderuar si psikologjik, ka në qendrën e tij një grua të izoluar dhe të parealizuar në Himarën e viteve ‘20.
“Në përgjithësi, gruaja në familjen shqiptare nuk ka qenë soliste, por koriste. Kemi qenë shoqëri patriarkale dhe ka qenë burri apo djali i madh ai që bënte ligjin në shtëpi. Tani gjërat janë ndryshe, komandojnë femrat. Nuk e kam bërë film pasi një film i tillë nuk do të pranohej në Kinostudion e realizmit socialist. Tani, nuk jam unë në gjendje ta bëj film, por ndoshta mund ta bëjë një kineast i ri”, thotë regjisori Dhimitër Anagnosti.
Një ngjarje pjesërisht e vërtetë, sipas Anagnostit, i cili ka shkruar edhe gjini të tjera të letërsisë, por ende të pabotuara. Në promovimin e librit ishin të pranishëm mes të tjerësh bashkëshortja e tij, aktorja Roza Anagnosti, shkrimtari Nasho Jorgaqi, ndërsa aktorët Elvira Diamanti e Florian Agalliu lexuan pjesë nga shkrimet e Anagnostit.
Sa i përket kinematografisë, skenareve dhe regjisurës, duket se kontributi i këtij kineasti, i cili ka një vend të rëndësishëm në filmografinë vendase, në të ardhmen do të jetë vetëm në ndihmë të të rinjve të fushës.
“Do të ndihmoja me skenarë regjisorët e rinj. Film? Filmi kërkon industri, gjë që nuk ekziston në Shqipëri. Duhen shpenzuar 2-3 vite për një film dhe për moshën time janë shumë”, deklaroi Anagnosti.
Top Channel