Harry Styles thyen rekordin botëror Guinness, bën serinë më të gjatë të koncerteve në Wembley
Vëllezërit Coen, fitues të çmimeve Oscar si regjisorë me filmat “No Country fo Old Men”, “Fargo” dhe “The Big Lebowski” do të drejtojnë jurinë e këtij viti në Festivalin e Filmit të Kanës.
Joel dhe Ethan Coen do të bashkëdrejtojnë panelin e regjisorëve dhe aktorëve që do të gjykojnë dhe vlerësojnë konkurrentët në festivalin prestigjoz.
Dy vëllezërit amerikanë, njëri 60 dhe tjetri 57 vjeç në vitin 1991 kanë fituar Palmën e Artë me filmin “Barton Fink”.
“Do të rikthehemi në Kanë këtë vit dhe mirëpresim me padurim mundësinë për të parë filmat nga e gjithë bota që do të paraqiten atje. Kana është një festival me rëndësi të madhe për ne, që prej nisjes së karrierës sonë dhe të jesh president i një jurie është një nderim i veçantë, meqënëse nuk kemi qenë presidentë të asgjëje më parë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy vëllezërve.
Këtë vit, Festivali i Kanës do të zhvillohet nga 13 deri më 24 maj, ndërsa anëtarët e tjerë të jurisë do të publikohen në muajin prill.
Top Channel