Harry Styles thyen rekordin botëror Guinness, bën serinë më të gjatë të koncerteve në Wembley
Justin Bieber jo vetëm që iu bashkua pa dijeni një takimi të homoseksualëve republikanë, por edhe u ngatërrua prej këtyre të fundit ‘si një version i shëmtuar i Miley Cyrus’.
Gjithçka ka ndodhur në Los Anxheles dhe vetëm pak ditë pasi shfaqet si ‘sex simbol’ në reklamën e fundit për Calvin Klein, së bashku me modelen Lara Stone.
Bieber është futur në një restorant në Los Anxheles i shoqëruar me katër miq të tij pa qenë në dijeni se restoranti ishte rezervuar për një mbledhje të homoseksualëve të Partisë Republikane.
Sipas organizatorit të takimit ai u ul menjëherë në një zonë të rezervuar. “Organizatorët i thanë që ishte një vend i rezervuar, por ai u ul. Ne menduam se ishte një femër, një kopje e shëmtuar e Miley Cyrus. Më vonë kuptuam kush ishte dhe kërkuam t’i bënim ndonjë fotografi, por truprojet e tij nuk na lanë”, citohet nga mediat amerikane një pjesëmarrës në takim.
Top Channel