Leo dhe Rihanna sërish bashkë

16/01/2015 00:00

Lajmet për një romancë mes Leonardo Di Caprio-s dhe Rihanna-s përforcohen gjithnjë e më shumë.

Pas zërave se ‘çifti’ është shfaqur i afërt në një festë të organizuar në mansionin e ‘Playboy’, madje edhe që kanë shkëmbyer një puthje pasionante, ata janë parë sërish bashkë.

Aktori 40-vjeçar dhe këngëtarja 26-vjeçare janë fotografuar të mërkurën në mbrëmje teksa hynin me shpejtësi dhe ‘të maskuar’ në maksimum në një festë të organizuar në ‘Sunset Marquis’ në Hollyëood.

Asnjëri prej tyre ende nuk e ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmin për një një lidhje të mundshme dhe deri kur kjo të ndodhë, hamendësimet do të vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel