Tentoi të kalonte kontrabandë 94 iPhones të fshehur në trup, arrestohet

13/01/2015 00:00

Një person u përpoq të kalonte kontrabandë 94 iPhones në Kinë, teksa i kishte fshehur duke i mbështjell me leukoplast rreth trupit të tij.

Kjo tentativë rezultoi e dështuar për personin në fjalë, pasi doganierët e zbuluan atë nga ecja e dyshimtë që ai bënte.  

Ai u kap në Portin Futian, në kufirin midis Kinës kontinentale dhe Hong Kong. Tashmë kontrabandisti rrezikon deri në 7 vite burg dhe një gjobë të majme. “Daily Mail” shkruan se kjo është një teknikë e zakonshme e kontrabandistëve të telefonave, duke u kthyer në një biznes fitimprurës pas shmangies së detyrimeve doganore.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel