Është një nga grabitqarët më të frikshëm në botë, por Frikkie Von Solms nuk e ka marrë parasysh këtë gjë kur vendosi të rriste një këlysh luani dhe tani që është rritur, 69-vjeçari vazhdon ta trajtojë si qenush e madje të flejë me të në të njëjtin shtrat.

Von Solmsi e ka marrë që kur lindi Zionin, i cili tashmë është 11 vjeç, dhe nuk e ka kthyer në botën e egër pasi ky luan është shumë i butë tashmë.

69-vjeçari e kalon ditën duke dalë xhiro me luanin nëpër rrugët me pluhur të Afrikës e duke e mbajtur atë nga bishti.

“Kam rritur 19 luanë, leopardë dhe gepardë, por Zioni është i veçantë për mua pasi jam shumë i lidhur me të. I kam përjetuar shumë të gjitha fazat e rritjes së tij. Edhe pse duket i madh dhe i frikshëm, Zioni është shumë i sjellshëm dhe kurrë nuk ka sulmuar një njeri. I besoj 100%”, tregon Von Solms.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel